RTSH 24 Live

Politikë

Ministeriali/ Ministri i jashtëm serb takon homologen gjermane, nuk merr pjesë në foton familjare

06/10/2023

Ministeriali/ Ministri i jashtëm serb takon homologen gjermane, nuk merr pjesë në foton familjare

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të MEPJ-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot (6 tetor) në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Gazetarja Sonila Agostini ka raportuar për RTSH 24 se nga burimet diplomatike mësoi se Ministri Daçiç përpara se të kryhej fotoja familjare ka patur një takim bilateral me Ministren e Jashtme, Analena Berbok (Annalena Baerbock) pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte present në foton familjare.

Ndërkohë pak më parë nisi dhe sesioni i dytë i Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe rreth orës 12:30 pritet të mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Berbok, komisionerit për zgjerim i KE-së dhe ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani.

/rtsh.al/