RTSH 24 Live

Teknologji

Meteorët e parë artificial në botë do të lëshohen nga hapësira japoneze

30/03/2023

Meteorët e parë artificial në botë do të lëshohen nga hapësira japoneze

Një kompani hapësinore me bazë në Tokio, ALE, ka njoftuar se do të krijojë shiun e parë artificial të meteorëve në botë në vitin 2025 duke prodhuar yje të krijuara nga njeriu.

Projekti i quajtur Sky Canvas, do të përfshijë lëshimin e satelitëve në hapësirë ​​dhe vendosjen e "fishekzjarrëve hapësinor".

Objektivi është argëtimi në një shkallë të paprecedentë por edhe mbledhja e të dhënave atmosferike nga mezosfera, të cilat zhvilluesit në ALE shpresojnë se do të jenë jetike për kërkimin e ndryshimeve klimatike.

Mezosfera kryesisht e pa eksploruar shtrihet rreth 50 deri në 85 km mbi planetin tonë aktualisht shumë e lartë për t'u dokumentuar nga avionët, por shumë e ulët për t'u arritur nga satelitët.

Eksperimentet në terren kanë qenë të suksesshme në prodhimin e yjeve me shumë ngjyra por kompania tha se nuk është e mundur të dihet ende nëse ato mund të prodhohen në orbitë.

Shpresa është që duke studiuar emetimin e dritës dhe trajektoren e secilit 'yll', shkencëtarët mund të mbledhin më shumë informacion mbi shpejtësinë e erës dhe përbërjen e atmosferës.

I planifikuar fillimisht për vitin 2020, nisja u vonua për shkak të një mosfunksionimi satelitor, por tani është kthyer në rrugën e duhur. Spektakli do të shihet nga vende të ndryshme të botës.

Kompania siguroi gjithashtu se do të "marr të gjitha masat e mundshme" për t'u siguruar që Sky Canvas të mos godasë objekte të tjera të krijuara nga njeriu dhe të mos rrisë mbeturinat hapësinore.

/rtsh.al/