RTSH 24 Live

Politikë

Mesazhi i Monika Kryemadhit para mbledhjes së KDK-së: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

19/04/2024

Mesazhi i Monika Kryemadhit para mbledhjes së KDK-së: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nëpërmjet një reagimin në faqen e Facebook, ka reaguar vetëm pak ora para mbledhjes së Konventës Drejtuese të Partisë së Lirisë, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato, vazhdon Kryemadhi duke shkruar se “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë.  E drejta për tu përmirësuar është për këdo” shkruan në mesazhin e saj deputetja e PL-së, znj. Kryemadhi.

 

/rtsh.al/