RTSH 24 Live

Aktualitet

Memaliaj- Qëlloi me armë në ajër për kanosjen e avokatit e nipit të tij, arrestohet 41-vjeçari

29/03/2024

Memaliaj- Qëlloi me armë në ajër për kanosjen e avokatit e nipit të tij, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka qëlluar mbrëmjen e djeshme (28 mars) me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e 54-vjeçarit Andrea Zoto dhe 34-vjeçarit Ermal Zoto.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se 54-vjeçari është pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër.

Policia ka arritur të vërë në pranga 41-vjeçarin Fatos Lama, ndërsa kanë gjetur dhe armën e përdorur nga ky i fundit, të fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/