RTSH 24 Live

Lifestyle

Medikamente të zakonshme që mund të shkaktojnë reaksione alergjike

05/05/2023

Medikamente të zakonshme që mund të shkaktojnë reaksione alergjike

Është e sigurt të thuhet se shumica e njerëzve kanë marrë medikamente. Në të vërtetë, shumë ilaçe revolucionarizuan mënyrën se si trajtojmë kushte të caktuara të shëndetit.

Por megjithëse evolucioni i shkencës ka sjellë ilaçe më të mira dhe më efikase, trupi ynë ende sillet në mënyra unike kur bëhet fjalë për reagimin ndaj substancave.

Ndonjëherë, sistemi ynë imunitar i percepton këto barna si të dëmshme dhe për pasojë shkakton një reaksion alergjik.  Kujdes! Mos merrni asnjë medikament pa këshillën e mjekut.

Alergji apo efekt anësor? -Alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar percepton një substancë si një kërcënim dhe e sulmon atë, duke shkaktuar një sërë reaksionesh trupore. Këto mund të variojnë nga skuqjet dhe urtikariet deri te anafilaksia.

Penicilina - Penicilina dhe barna të tjera të lidhura me penicilinën mund të shkaktojnë një reaksion alergjik. Skuqjet dhe kruajtjet janë disa nga simptomat më të zakonshme.

Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) -NSAID-të janë shumë të njohura dhe shumë prej tyre shiten pa recetë. Këto barna përfshijnë aspirinë, ibuprofen Advil, Voltaren etj. Këto medikamente shpesh përdoren për të reduktuar inflamacionin dhe si qetësues kundër dhimbjeve. Megjithatë, përdorimi i zgjatur mund të çojë në një sërë efektesh anësore, duke përfshirë ulcerat e stomakut. Ndërsa në përgjithësi këto medikamente tolerohen mirë nga shumica e njerëzve, një përqindje e vogël mund të përjetojnë reaksione të mbindjeshmërisë të shkaktuara nga NSAID. Këto reagime janë ende mjaft të rralla.

Kortikosteroidet - Kortikosteroidet, të njohura si steroide, përdoren për të trajtuar një sërë kushtesh dhe janë zgjedhje të njohura kur bëhet fjalë për reduktimin e inflamacionit dhe shtypjen e sistemit imunitar. Këto barna përfshijnë kortizonin, hidrokortizonin, prednizonin. Ndërsa këto përdoren shpesh në trajtimin e alergjive, ato mund të jenë edhe shkaktarë të alergjive. Megjithatë, reaksionet alergjike ndaj kortikosteroideve në përgjithësi nuk janë shumë të shpeshta.

Insulinë - Insulina përdoret kryesisht nga personat me diabet tip 1, të cilët injektojnë hormonin. Si i tillë, mund të ndodhë acarim në vendin ku injektohet insulina. Por hormoni mund të shkaktojë edhe reaksione të tjera alergjike, më serioze, duke përfshirë anafilaksinë.

/rtsh.al/