RTSH 24 Live

Greqi

Media greke: Greqia heq dorë nga vetoja, pranon Marrëveshjen e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes BE dhe Tiranës

04/04/2024

Media greke: Greqia heq dorë nga vetoja, pranon Marrëveshjen e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes BE dhe Tiranës

Qeveria greke ka rënë dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projektmarrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor

Media greke ‘Athinës’, shkruan se, “qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama  dhe burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleris, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Tiranës.

Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Burime të besueshme të medias greke, theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përpalljes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut"-shkruan artikulli.

Ndër të tjera, është hequr dorë nga paralajmërimi i -përsëritur muaj më parë- grek se “kjo është një çështje serioze që mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kursin europian të Tiranës”. Tani vetëm thuhet se Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor gjatë gjykimit të z. Beleris në shkallë të dytë.

Në të njëjtën kohë, element i ri në zhvillimet ballkanike është propozimi i ish-ministres së Jashtme Doras Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse tradicionalisht dëgjohen shumë ekzagjerime për miqësinë greko-serbe, sot është e justifikuar të habitemi për motivet dhe qëllimet e goditjes së fortë që Athina i dha Beogradit. Disa diplomatë të huaj vlerësojnë se “ish-ministri nuk mund të bënte një propozim kaq të rëndësishëm pa dijeninë e kryeministrit”. Gjithashtu, ata vënë në pikëpyetje nëse qëndrimi i zonjës Bakojanis është, së pari, pjesë e një hapjeje diplomatike ndaj faktorit shqiptar (pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta mes zotit Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti) dhe së dyti, një pararendës i një ndryshimi. në politikën greke në favor të njohjes së plotë dhe zyrtare të Kosovës.

Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkeleshin të drejtat e njeriut.

/rtsh.al/