RTSH 24 Live

Politikë

Mariana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shtyhet votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

23/12/2022

Mariana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shtyhet votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Mes tensionesh dhe debatesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, Mariana Semini është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë prej tre kandidatëve nuk ka mundur të sigurojë shumicën e cilësuar të votave, dhe në këtë kuadër kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtës, Mariana Semini është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Semini ka siguruar 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.

Seanca e së enjtes është shoqëruar me debate të forta, kjo pasi opozita akuzonte socialistët se po manipulim  proces për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të ‘peshkonin’ vota për Ardian Dvoranin.

Debatet e forta u zhvilluan mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve demokrat Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, duke përfunduar në përjashtimin e Bardhit nga seanca parlamentare me urdhër në nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit u shty për në seancën e radhës të Kuvendit, sepse asnjë prej kandidatëve nuk arriti të siguronte 84 vota.

/rtsh.al/