Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe kur rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj është plagosur një 28-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta “mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.”
“Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt. Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/