RTSH 24 Live

Politikë

Majko kërkon hetim për akuzat e Berishës: Gati të dorëzoj imunitetin parlamentar

07/01/2025

Majko kërkon hetim për akuzat e Berishës: Gati të dorëzoj imunitetin parlamentar

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka kërkuar një hetim të plotë lidhur me aludimet për fshehje informacioni që Sali Berisha ka bërë ditën e djeshme. Gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Majko kërkoi që t’i kërkohet Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) informacion me shkrim në lidhje me këto aludime.

Gjithashtu Majko njoftoi se ka vendosur të dorëzojë çdo imunitet parlamentar që është i nevojshëm për hetimin e çështjes.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”, shkruan Majko.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi Majkon se është pjesë e krimit elektoral në Kukës dhe kjo, sipas tij, është faktuar në dosjen që një punonjës i SHISH-it i ka dërguar SPAK-ut. Sipas Berishës, SPAK e di këtë gjë, por që nuk e ka hapur çështjen për hetim.

/rtsh.al/