Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se ka rrëzuar 11 dronë të lëshuar në drejtim të territorit të saj. “Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan tre dronë mbi rajonin e Belgorodit, katër mbi atë të Kurskut, dy dronë në rajonin e Voronezhit dhe dy në rajonin e Rostovit”, njoftoi ministria më anë të një njoftimi në telegram. Edhe një ditë më parë, zyrtarët lokalë në Kursk kishin raportuar për sulme me dronë dhe granata të Ukrainës.
Ndërsa , Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kanë zmbrapsur kërcënimet ruse me dronë në disa rajone ukrainase. Administrata ushtarake e rajonit të Kievit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit ukrainas u aktivizuan ndaj dronëve ruse.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe që atëherë sulmet kanë qenë të vazhdueshme. Ukraina akuzon Moskën se godet civilët dhe infrastruktën e saj. Në anën tjetër Rusia i hedh poshtë të gjitha akuzat.
Gazetare Vjollca Zharri
/ rtsh.al /