RTSH 24 Live

Botë

Lufta me Rusinë, Zelenski: Pa ndihmën e SHBA, forcat ukrainase do të duhet të tërhiqen

30/03/2024

Lufta me Rusinë, Zelenski: Pa ndihmën e SHBA, forcat ukrainase do të duhet të tërhiqen

Nëse Ukraina nuk merr ndihmën e premtuar ushtarake amerikane, e cila është bllokuar nga mosmarrëveshjet në Kongres, forcat e saj të armatosura do të duhet të tërhiqen. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Nëse nuk ka mbështetje amerikane, kjo do të thotë se ne nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, as bllokues të luftës elektronike, as predha artilerie 155 mm. Kjo do të thotë se do të kthehemi, do të tërhiqemi, hap pas hapi, me hapa të vegjël”, deklaroi ai ndërsa theksoi se do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të mos u tërhequr”, shtoi ai.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për Ukrainën, ekziston frika se një gjë e tillë do t’i nxiste edhe shtetet e tjera ta bënin të njëjtën.

/rtsh.al/