RTSH 24 Live

Botë

Kryeministrja e Italisë, Meloni shpall kandidaturën për në zgjedhjet e BE-së

28/04/2024

Kryeministrja e Italisë, Meloni shpall kandidaturën për në zgjedhjet e BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të jetë kandidate në zgjedhjet evropiane të qershorit në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, megjithëse ajo nuk do të zërë një vend nëse zgjidhet.

Votimi i 6-9 qershorit në Parlamentin Evropian është një test kyç i forcës për koalicionin e saj të djathtë 18 muajsh.

"Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali. Të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe të dërgojë të majtën në opozitë," u tha Meloni mbështetësve të partisë në një konferencë partiake në qytetin bregdetar të Pescaras.

Meloni, partia e së cilës i ka rrënjët tek grupi fashist i Benito Musolinit, bëri thirrje për daljen e Italisë nga euro-zona kur ishte opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022, ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane.

Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro-evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Partia e saj gëzon mbështejen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe "Lëvizjes me Pesë Yje", një formacion i majtë që ka 16% mbështetje. Reuters

/rtsh.al/