RTSH 24 Live

Botë

Presioni mbi bisedimet e armëpushimit në Rafah dhe Gaza, Bajden bisedë telefonike me Netanjah

29/04/2024

Presioni mbi bisedimet e armëpushimit në Rafah dhe Gaza, Bajden bisedë telefonike me Netanjah

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Benjamin Netanjah (Netanyah) ku i ka përsëritur kundërshtimin e prerë ndaj një pushtimi të Rafahut. Biseda mes dyshes vjen në një moment të rritjes së presionit mbi Izraelin dhe Hamasin për të arritur një marrëveshje që do të lironte disa pengje izraelite dhe do të sillte një armëpushim në gati shtatë muaj luftë e gjatë në Gaza.

Përballë shqetësimit global për më shumë se 1 milion palestinezë të strehuar në qytetin jugor, Shtëpia e Bardhë tha se Bajden i tha kryeministrit izraelit se SHBA-të do të kundërshtonin ofensivën nëse nuk ishin marrë dispozita të përshtatshme për të lëvizur dhe për t'u kujdesur për më shumë se një miliona palestinezë të strehuar atje.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon (John) Kirby, pretendoi se qeveria izraelite e kishte siguruar Uashingtonin se do të merrte në konsideratë pikëpamjet e SHBA-së përpara se të fillonte ofensivën.

Ata na kanë siguruar se nuk do të shkojnë në Rafah derisa të kemi pasur një shans për të ndarë me të vërtetë perspektivat tona dhe shqetësimet tona,” tha Kirby.

Gjithashtu të dielën (29 prill), zyrtarët shëndetësorë në Gaza thanë se sulmet ajrore izraelite në tre shtëpi në Rafah kishin vrarë 13 njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.

Bajden dhe Netanjah rishikuan gjithashtu gjendjen e negociatave për pengjet, përpara një raundi të ri bisedimesh në Kajro, pasi një zyrtar i lartë nga ndërmjetësi kryesor Katari i kërkoi Izraelit dhe Hamasit të tregonin "më shumë përkushtim dhe më shumë seriozitet" në negociata.

/rtsh.al/