RTSH 24 Live

Kosovë

Lista Serbe nuk hyn në zgjedhjet në veri të Kosovës/ Reagon ashpër Cramon: Dorëzoni sa më shpejt listën zgjedhore në KQZ

23/03/2023

Lista Serbe nuk hyn në zgjedhjet në veri të Kosovës/ Reagon ashpër Cramon: Dorëzoni sa më shpejt listën zgjedhore në KQZ

Pasi Lista Serbe ka vendosur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës, ka reaguar edhe raportuesja për Kosoën në Parlamentin Evropoian Viola Von Cramon.

Ajo ka kërkuar që ky subjekt politik të dorëzojë sa më shpejt listën zgjedhore.

Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë”, u shpreh ajo.

Cramon foli gjithashtu edhe për marrëveshjen e Ohrit, ku theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të  27 shkurtit.

Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, u shpreh Cramon.

Ndaj Listë Serbe, reagoi edhe Gjermania një ditë më parë, kur zëvendësshefi i misionit të ambasadës gjermane në Serbi, Carsten Meyer-Ëiefhausen tha se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit.

/rtsh.al/