RTSH 24 Live

Sociale

Lezha promovon turizmin, “Lule në lugë”, traditë, kulinari dhe letërsi

24/05/2022

Lezha promovon turizmin, “Lule në lugë”, traditë, kulinari dhe letërsi

Në prag të çeljes së sezonit turistik në Lezhë po organizohen një sërë eventesh me qellim promovimin e turizmit në të gjitha dimensionet. Mbrëmja e se premtes ishte një event ndryshe, e iniciuar nga Shef Alfred Marku,(restorant Rapsodia), e titulluar “Lule në lugë”, mblodhi personazhe të shumtë të jetës publike, artit e medias.

 Shef Fredi, teksa promovon librin e tij të parë “Lulet e rrënjës time” na tregon më tepër rreth këtij eventi dhe domethënies që ka.

I pranishëm kryebashkiaku i Lezhës tha se organizime të tilla i paraprijnë aktivitetëve në prag të sezonit turistik.

Poetë dhe personazhe të tjerë dhanë përshtypjet e tyre mbi eventin “Lule në lugë”,

Në këtë aktivitet përveç kuzhinës kishte përformancë, muzikë nga të rinjtë, ekspozitë pikture, sfilatë e veçantë me veshje pune të ndryshme, sfilatë pjatash ushqimi etj, duke i dhënë ngjyra mbrëmjes.

 “Lule në lugë”, për të disatin vit radhazi prezantoi kulturën e gjerë të Lezhës në fushën e gastronomisë, me përfshirjen e luleve në gatim duke prezantuar vlerat më të mira të këtij rajoni.

/rtsh/