RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti niset sot drejt Brukselit, Lajçak takon senatorët amerikanë: Në Kosovë nevojitet de-përshkallëzimi

22/06/2023

Kurti niset sot drejt Brukselit, Lajçak takon senatorët amerikanë: Në Kosovë nevojitet de-përshkallëzimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton këtë të enjte (22 qershor) drejt Brukselit për takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

E ndërsa kryeministri Kurti bëri me dije një ditë më parë edhe itinerarin e tij për në Bruksel, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim me Kryeministrin e Kosovës.

Tensionet e shtuara mes Kosovës e Serbisë kanë qenë në fokus të BE-së e cila ka bërë thirrje të herëpashershme për normalizimin e dialogut mes dy vendeve.

E në këtë kuadër, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me senatorët amerikanë Chris van Hollen dhe Chris Murphy, ku ka vënë theksin te nevoja për de-eskalimin e situatës në Kosovë, kthimin në dialog dhe normalimin e situatës mes dy vendeve.

"Një takim i rëndësishëm në Capitol Hill me senatorët Chris van Hollen dhe Chris Murphy. Ne kemi shqyrtuar me kujdes zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe kemi të njëjtat vlerësime. Ne ramë dakord se nevojitet de-përshkallëzimi dhe kthimi në dialog dhe normalizimi“, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Më herët i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar deklaroi se midis Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit rus Aleksandër Vuçiç nuk pritet që takimi të mbahet gjatë kësaj jave.

/rtsh.al/