RTSH 24 Live

Lifestyle

Kuptimi i gurëve të çmuar sipas muajit të lindjes

02/02/2023

Kuptimi i gurëve të çmuar sipas muajit të lindjes

Guri i çmuar i lidhur me muajin që keni lindur mund të flasë për disa cilësi që keni por është dhe fatsjellës për atë që e mban. Shumica e gurëve të çmuar kanë domethënien e tyre dhe rekomandohet të mbani gurin e lindjes për të përmirësuar mirëqenien dhe fatin tuaj të mirë.

Janar: Garnet

Guri Garnet është i lidhur me vitalitetin dhe pasionin në të gjitha llojet e marrëdhënieve. Njerëzit e lindur në muajin janar krijojnë lidhje të forta me ata që i rrethojnë dhe dashurojnë me bollëk dhe nuk kanë frikë ta tregojnë.

Shkurt: Amethyst

Muaji shkurt lidhet ngushte me gurin amethyst I cili u jep të lindurve në kete muaj një lloj rezistence të mbinatyrshme, ai i lidh ata me cilësi si qartësia mendore, spiritualiteti dhe shërimi.

Mars: Akuamarine

Ky gur i çmuar besohet të ketë cilësi qetësuese, veçanërisht për njerëzit e lindur në muajin mars shkak të shoqërimit të tij me lumturinë në dashuri. Sot ajo simbolizon edhe shëndetin, ndershmërinë, besnikërinë, shpresën dhe rininë.

Prill: Diamanti

Diamanti përfaqëson dashurinë. Është i lidhur me pastërtinë, zemrën e hapur dhe unitetin, siç janë ata që kanë lindur gjatë muajit prill.

Maj: Smerald

Smeraldët lidhen me rininë dhe rilindjen. Ai ka qenë gjithashtu i lidhur me mençurinë dhe dikur besohej se ata që e mbanin do të ishin të talentuar dhe inteligjentë.

Qershor: Perla

Margaritarët kanë qenë për shekuj me rradhë symbol hyjnor, pasi disa kultura besonin se ato ishin lotë që kanë rënë nga qielli. Në mitologjinë e lashtë kineze, perlat barteshin nga dragonjtë dhe përfaqësonin fuqinë dhe mençurinë. Perlat janë një simbol statusi i lidhur me pasurinë në ditët e sotme, por për ata që kanë lindur në qershor perla është simbol i mençurisë dhe forcës së tyre të brendshme.

Korrik: Rubin

Rubinet janë përdorur për të zbukuruar sende me vlerë. E kuqja ka qenë gjithashtu e lidhur prej kohësh me emocione të forta dhe pasion. Për këtë arsye, rubinët lidhen edhe me dashurinë. Të lindurit në korrik mendohet të jenë plot energji, jetë dhe dashuri.

Gusht: Peridot

Këto gurë kanë qenë veçanërisht të vlefshëm në Egjiptin e lashtë. Ata u vlerësuan për bukurinë e tyre të madhe. Ky është guri fatsjellës i atyre që kanë lindur në muajin gusht.

Shtator: Safir

Bluja e thellë e safirit lidhet me ndershmërinë, një cilësi që mund të pasqyrohet te ata që kanë lindur në shtator. Mendohet se guri ka fuqinë të shmang qëllimet e këqija nga të tjerët, si edhe dëmtimet fizike.

Tetor: Opal

Opalet mendohet të jenë me fat për shkak të mënyrës se si ato e shpërndajnë dritën dhe luajnë me të gjitha ngjyrat e ylberit njëherësh. Ata janë veçanërisht me fat për dikë të lindur në tetor.

Nëntor: Citrine

Citrina besohet se lehtëson çështjet e mendjes dhe të trupit, duke qetësuar stresin dhe duke kuruar dhimbjet e stomakut. Të lindurit në nëntor janë të lidhur  me gurin e citrinës.

Dhjetor: Turquoise

Në kulturën turke, dhurata e turquoise besohej t'i jepte marrësit aftësinë për të bërë miq lehtësisht. Sot, turquoise është ende e lidhur me miqësinë e sinqertë.

/rtsh.al/