RTSH 24 Live

Politikë

Kryetarja e OSBE-së në Shqipëri takon Metën, Pasztory: Gjyqësori është i pavarur, nuk merr urdhra nga askush

19/04/2024

Kryetarja e OSBE-së në Shqipëri takon Metën, Pasztory: Gjyqësori është i pavarur, nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar të premten një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore dhe drejtësia.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në platformat sociale nga vetë kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory.

“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë. Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan Pasztory.

/rtsh.al/