Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë në punimet e samitit botëror të Veprimit te Klimës Cop 28.
Kreu i ekzekutivit është pritur nga Presidenti i EBA Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
“Dubai - Pritja nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike”, shkruan Rama në postimin në rrjetin social Facebook, teksa ndan dhe pamje nga pritja dhe liderët e pranishëm në samit.
/rtsh.al/