Deputeti socialist Lavdrim Krrashi duke folur për hapjen e grupkapitullit të parë me BE, tha se tashmë duhet të mbaroi festa për këtë sukses të arritur, dhe duhet t’i futemi punës sepse janë 460 ligje për t’u negociuar me Unionin.
Deputeti Krrashi, deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se një ditë historike hapja e negociatave dhe ndodh që përgjegjësinë për të qeverisur Shqipërinë sot e ka PS-ja por kjo është ëndrra kombëtare e gjithë shqiptarëve që prej 1990’.
“Kjo është një ditë për tu shënuar por nuk ka asnjë sekondë kohë për të humbur. Negociatat me BE-në nuk janë asnjëherë të lehta dhe janë negociata me teknicientë tepër të sprovuar. Nuk duhet të harrojmë që janë 27 vende të BE-së por 6 janë nga ata themeltarët që kanë eksperiencë që prej viteve 50 me shtete aspirantë për BE. Për mua është shumë e rëndësishme duhet të filloi puna e fortë dhe ne kemi për detyrë që të negociojmë me BE rreth 460 ligje”, u shpreh deputeti socialist.
/rtsh.al/