Kroacia mban këtë të diel zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në orën 06:00 të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në një garë ku kandidatët nga dy partitë më të mëdha janë pretendentët kryesorë.
Rreth 3.8 milionë kroatë kanë të drejtë të votojnë për një nga tetë kandidatë, tre prej të cilëve janë gra.
Presidenti aktual Zoran Milanoviç, kandidati i opozitës, do të kandidojë për një mandat të dytë. Sfidanti i tij kryesor është Dragan Primorac, një ish-ministër i shkencës i mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet. Zgjedhjet do të shkojnë në një raund të dytë nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave.
Sipas sondazheve Milanoviç kryeson me 37.2% ndaj Primorac me 20.4%.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00 GMT dhe rezultatet e para pritet të dalin pas pak orësh.
/rtsh.al/