Pak pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës nga ndalimi në kontroll të shtuar të mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, ka ardhur dhe reagimi i Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka mbështetur tregëtinë e lirë të mallrave në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.
Në një reagim për RTK, Stano deklaroi se ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët rajonal dhe pjesë integrale e Planit të Rritjes së rajonit.
“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin, që të dyja nënkuptojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Stano.
Kujtojmë se vendimi i qeverisë së Kosovës erdhi pak pas mbajtjes së takimit në kuadër të procesit të Berlinit. Samiti i Procesit të Berlinit do mbahet më 14 tetor, ku do shënohet dhjetëvjetori i kësaj nisme e cila ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis gjashtë shteteve te rajonit, si dhe vendeve nikoqire, përshirë edhe BE-në.
/rtsh.al/