RTSH 24 Live

Kosova

Kosova aplikoi për anëtarësimin në KiE, Kurti: Mundësi që të forcojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit

12/05/2022

Kosova aplikoi për anëtarësimin në KiE, Kurti: Mundësi që të forcojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aplikimit për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Europës.

Me një postim në Facebook, Kurti shkruan se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe se anëtarësimi do të ishte vlerë e shtuar për Këshillin e Europës.

Sipas tij, anëtarësimi do të ndihmonte Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkruan Kurti.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në KiE, pasi Qeveria e Kosovës miratoi nismën për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

/rtsh.al/