RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë, me 10 kilogramë kanabis në makinë, në pranga shoferi dhe pasagjeri

25/04/2024

Korçë, me 10 kilogramë kanabis në makinë, në pranga shoferi dhe pasagjeri
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 10 kilogramë kanabis në një automjet në një nga fshatrat e Korçës.

Sakaq u arrestuan 2 persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri pasi në mjet ju gjetën 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime bëjnë me dije se operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ( 25 prill) në një nga fshatrat e Korçës.

Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë.

/rtsh.al/