RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë, burri tenton të djegë me benzinë bashkëshorten. Policia vihet në kërkim për kapjen e autorit

31/08/2024

Korçë, burri tenton të djegë me benzinë bashkëshorten. Policia vihet në kërkim për kapjen e autorit

Një 45-vjeçar në Korçë ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa çifti ishte në proces divorci dhe aktualisht jetonin të ndarë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes nr.2 në Korçë kur  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten, shtetasen M. T., 31 vjeçe.

31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa efektivët e policisë janë vendosur në ndjekje të 45-vjeçarit.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e autorit.

/rtsh.al/