RTSH 24 Live

Muzikë

Kompozitori dhe regjisori Osman Mula: Spektakli ka qenë jeta ime në televizion

24/03/2024

Kompozitori dhe regjisori Osman Mula: Spektakli ka qenë jeta ime në televizion

Spektakli i të dielave “Një natë sa një jetë”, rikthen një copëz historie të RTSH-së.Duka iu dedikuar një artisti, emri i madh të muzikës shqiptare, që ka bërë dhe bën muzikën dhe të regjisë por, me atë mund. Sa më shumë kohë kalon, më shumë talente mund t'i zbulosh atij. 

Nuk është vetëm kompozitor dhe regjisor i njohur që ka kaluar shumë mjeshtërisht me dhjetëra festivale por, është dhe zbuluesi i talenteve të reja të këngëve që para dekadash publiku shqiptar është mësuar në skenë.

E kemi fjalën e mjeshtrin Osman Mula që ka spektaklin në nivelet më të larta të kohës së respektuar për modernen dhe e harmonizuar me mua.

Fillesat artistike nisin në vendlindjen e tij në marrjen 17 vjeçare kur ka marrë çmimin e parë si kompozitor në anketën e Radio Shkodrës me këngën e kënduar nga Tonin Tërshana ,“Përsëri pranë jush do kthehem”.

Osmani Mula, si zbulues i talenteve të reja nuk la përmendur dhe këngën kushtuar djemve të rrugës Bardhyl, e titulluar me emrin “Djemtë e Rrugës Bardhyl” e kënduar nga të rinjtë e rastësi por të talentuar.

Mes dhe kujtimeve të regjizorit Mula, kujtimet sfidat me të cilat janë përballur në atë kohë për emocionet e Festivalit që janë bërë për fundin e vitit në RTSH.

Në një Shqipëri të izoluar jemi të jemi maksimalisht kontemporan, aq sa mundeshim. Jemi përballur me sfidën që nuk është kthyer përmbys gjithë organizimin për festivalin vetëm dy ditë para fillimit dhe të dashur të rishkruaj tekstin së bashku me Xhuliana Jorganixhiut , kujton Mula.

I karakterizuar nga modestia, Mula tregon përulësi për bashkautorët që kujton sepse sikurse shprehet ai, nuk është e pamundur të mos përmendet për të ndarë djersën me ata.

Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur Ledina Çela është ajo që ka njohur si artiste dhe ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit '95.

Osman Mula: Spektakli ka qenë jeta në televizion

Njeriu ndien emocione që është në një studio që ka punuar 45 vite, por e gjitha është pozitive sepse jam përballë miqve, miqtë e kolegëve, njerëzit të gjithë të cilët janë këtu që ndaj tyre kanë gëzimin e krijimtarisë së tyre.

Është emocion por dhe kënaqësi që vjen në atë studio që ka punuar që në fëmijërinë e hershme dhe papritmas e sheh veten në rolin e protagonistit për punët që kanë qenë në një regji apo krijimtarinë si muzikant. Spektakli ka qenë jeta në televizion.

Së bashku me miqtë e mi, sepse asgjë nuk do të bëhet vetëm, nuk kemi një kënaqësi të madhe për të dhuruar spektatorin dhe telespektorin e koncerteve me nivel brenda mundësive që kishim.

Njëkohësisht jemi të jemi dhe maksimalisht kontemporan aq sa mundeshim në një Shqipëri të mbyllur. Jemi i detyruar të falënderoj shumë personazhe sepse kam prekur shumë aktivitete të ndryshme. Një jetë në këtë televizion dhe e kam të pamundur mos t'i përmend sepse kam ndarë djersën me ata.

Ka pasur raste që na kanë kthyer gjysmën e festivalit mbrapsht vetëm dy ditë përpara fillimit. Dhe nuk kam si mos të harroj kontributet e Xhuliana Jorganixhiut që rregullon tekstin nga fillimi, dirigjentin Ferdinant Deda, e shumë të tjerë. Unë kam qenë regjisori dhe nuk kam si ti harrojë. Ndaj duhen përmendur këto gjera për ata që janë dhe për ata që nuk janë në jetë sepse ndonjë gjë nuk është bërë pa kaluar në dorën e tyre.

Kënga e parë që kam bërë është kur kam qenë 17 vjeç në Anketën e Shkodrës ku me këngëtarin Tonin Tërshana kemi kapur vend e parë.

“ Atë ditë u qetha, i bëra flokët me vaji, shkolla në shkollë e kisha një çantë prej leke , një këpucë e kisha me lidhës dhe një e kisha me tel. Fillova me u hap në oborrin e shkollës por nuk ma varish. I thash atij ditësh që kam marrë çmimin e parë në Anketë. –Ai me tha: Ke ardhur vonë në shkollë. ja iku kot dhe ajo! "

Në festivalin fillova për shumë kohë si regjisor. Më pas ka shkruar këngën “Mësuesja e Fshatit” me orkestrim nga Alfred Kaçinari dhe me këngëtarin Tonin Tërshana, ku jam shumë i kënaqur me ndjerin Jorgo Papingji dhe mora çmim të tretë. Më pas,1987 kam shkruar “A do vish” e ka kënduar Luan Zhegu dhe kam marrë çmimin e dytë. Pasandaj “Kur vjen Pranvera”, “E doni Dashurinë”, dhe në 1992 fituesit e çmimit të parë me këngën Viktor Tahiraj, Aleksandër Gjoka dhe Manjola Nallbani. Sandër dhe Viktori ishin dy gjetjet e mia sepse aty dolen për herë të parë në këtë festival.  

Ajo, dhe Ledina Çelo ishte një vajzë që kishte shtëpinë jo më të madhe se 50 metra larg. E shikoja me biçikletë, kishte hije, një fizik shumë i bukur. njerëzit në biçikletë sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyzlykë.

E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kam shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim. Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time. Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është këngë më e duartrokitur në festival.

Markelian Kapedani : Muzika u bë shkak i kësaj çështje emocionale dhe profesionale

Shumë kohë më përpara kur isha student jam njohur me Osman Mulaj. Ai është krejt origjinale dhe ka të natyrshme atë tregimin e barsoletave, humorin që është pjesë e tjera të shkodranëve. Në atë kohë kur kishte nisur bashkëpunimin me Gjergj Lekën , shpëtim Saraçin në atë kohë u afrova dhe unë. Lindi kjo shoqëri me një kimi të veçantë. Muzika u bë shkak i kësaj lidhje emocionale dhe mes profesionale të tjera që kanë në vite. Kur jam rikthyer pas 23 vjet jemi takuar sikur ishim të ndarë në ditë më parë.

Genc Ymeraj : Për Osmanin nuk mjafton një natë për të thënë një jetë.

Duhen disa “Një natë sa një jetë” me disa punta për të folur për të madhin Osman Mulaj. Për Osmanin nuk mjafton një natë për të thënë një jetë. Kam qenë shumë i ri dhe në atë kohë për të bërë emisionet në Radio Tirana që kishte nisur emisionin e saj. Osmani ka diçka të ëmbël brenda dhe i heq kufijtë. Ne ishim shumë të rinj.

- Një herë më kujtohet që kishim marr kritika në një mbledhje dhe në një kafe që vjen Osmani.

-He mo çfarë keni na thotë Osmani, kush ua ka hëngër bukën !

- Po ja i them unë, kështu.. Osman mbledhja.

-Ndie Ndie, nisi Osmani... Kur kam qenë unë i ri ishin gjithë ata emra në redaksinë e spektaklit. Gjithë emrat e mbledhjes, dhe bëhet ai plani i punës .. të gjithë ata, të Hënën do të bëj Osmani, të Martën.. Mërkurën dhe... me radhë. Unë protestova dhe do i thoja Drejtorit.. Kur vjen drejtori dhe thotë.. Osman do të bësh dhe ndeshjen e futbollit të dielën!

Mario Deda: Osmani më mësojë ti bëjë gjerat me dashuri dhe pasion.

Osmani ka qenë e gjenerata më babin tim, Zef Deda. Unë dhe pa e takuar si person, u krijua ideja që është një xhaxha që është si vëlla me babanë tim. E dij shumë të afërt, familjar tim që jo vetëm që u gëzova që më punoja për flas dhe e ndiejmë-shoqërojmë në një kanal tjetër komunikimi se është njeriu i familjes dhe jo vetëm punëtorët apo kolegët. Më ka në shumë aspekte duke u treguar që gjera duhen bërë me dashuri dhe jo vetëm si lidhje.

Viktor Tahiraj : Njëri me zëmër kaq të madh m'i shqeu emocionet...

I pasionuar dhe me plotë dëshirë kam ardhur nga Vlorë në 1992 me atë tren që ishte pa xhama, i thyer nga trazira. Por nuk mjafton veç veç por unë do kalojë në atë “banko provë” që duhet të plotësojë kushtet e materialit. Dridhesha i tëri teksa ngjisja e shkallës së Radio Tiranës , një burrë i madh siç është Baca sikurse flasin në të gjithë. Dhe momenti i parë raporti, -Ku je o T 'marrsha t'keqen”.-kur mua s'më njihte fare. Në këto momente ikën emocionet e mia. Unë nuk po njiheja materialin. –ai , e lëmë për nëse, pasnesër.

Ky me këtë zëmër kaq të madhe m'i shqeu emocionet mi hodhi poshtë dhe nuk mendoja që vokali im të ishte i pëlqyer dhe të linte mbresë në festival.

Më kujtohet që në atë kohë vinin dhe shqiptarët nga Kosova dhe Baca i merrte të flinin në shtëpinë e vetë.

/ rtsh.al /