RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, PS pret Opozitën që struktura parlamentare të jetë konsensuale

29/05/2024

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, PS pret Opozitën që struktura parlamentare të jetë konsensuale

Parlamenti nuk do të humbë kohë, por do të vendosë të enjtën (30 maj) në mëngjes për ngritjen në parim të Komisionit të Posaçëm për reformat antikorrupsion.

Komisioni mësohet se do të ketë 11 anëtarë, nuk do të funksionojë me bashkëdrejtim, por do të udhëhiqet nga parimi i shumicës që merr vendime.

Dy janë skenarët e mundshëm politikë, në kushtet kur opozita në bllok e braktisi votimin e rezolutës antikorrupsion, duke mos e refuzuar me votë.

E para në seancën plenare të së enjtes, socialistët mund të ngrenë komisionin me votat e tyre në parim, por përbërjen e tij mund ta shtyjnë në kërkim të konsensusit me opozitën.

Skenari i dytë është tërheqja nga rendi i ditës i vendimit për ngritjen e komisionit, duke e shtyrë konstituimin e kësaj strukture në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.

Në çdo rast, për shkak të rezolutës që u miratua në parlament, deputetët janë të detyruar ta zbatojnë këtë dokument që në një nga pikat e tij parashikonte edhe ngritjen e këtij komisioni te posaçëm që do t’i ngjajë atij që përgatiti Reformën në Drejtësi.  

Gazetare: Sonila Agostini

 

/rtsh.al/