RTSH 24 Live

Botë

Kina: Strategjia e re e NATO-s, e papërgjegjshme dhe inkurajon konfliktin

30/06/2022

Kina: Strategjia e re e NATO-s, e papërgjegjshme dhe inkurajon konfliktin

Pekini e ka quajtur të papërgjegjshme strategjinë e re të NATO-s. Ministri i Jashtëm i Kinës, Zhao Lijian, tha se ky koncept i NATO-s shpërfill faktet dhe se e përcakton gabimisht Kinën si një sfidë strategjike dhe njollos politikën e jashtme të Pekinit.

Ai shtoi se kjo qasje e re e Aleancës është "e papërgjegjshme, inkurajon konfliktin dhe është plot me mendime të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike".

NATO e ka konsideruar Kinën si sfidë për sa i përket sigurisë, interesit dhe vlerave të vendeve të Aleancës. Po ashtu Aleanca ka deklaruar se e sheh me “shumë shqetësim” rritjen e bashkëpunimit mes Moskës dhe Pekinit. Në fillim të kësaj jave, Pekini kritikoi Perëndimin për armatosjen e Ukrainës./ BBC

/rtsh.al/