RTSH 24 Live

Politikë

Kaosi në Kuvend/ Spiropali mbyll seancën pas 20 minutsh. Përjashtohet Falmur Noka

3 orë para

Kaosi në Kuvend/ Spiropali mbyll seancën pas 20 minutsh. Përjashtohet Falmur Noka

Parlamenti nis me tensione, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbyll seancën pas 20 minutash.

Spiropali mbyll Kuvendin dhe paralajmëron opozitën: Aktet tuaja kanë pasoja.

Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë. 

Ishte garda ajo që fiku flakët, ndërsa deputetët iu drejtuan sërish seancës plenare ku bllokuan foltoren.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mes kaosit në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.

Gjithashtu ajo njoftoi se për të nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg.

 

Lajmi në Zhvillim.