Në këtë ditë historike, Kalaja e Rozafës është ndër objektet arkeologjike më të vizituara.
Në dallim nga ditët e tjera, sot (28 nëntor) hyrja ishte falas. Ata që po e vizitojnë janë fëmijët e vegjël.
Edhe në këtë ditë të shënuar të nëntorit, kalasë nuk i munguan turistët e huaj, të cilët duket se i tërheq historia, arkitektura dhe peizazhi fantastik, që ndërthuren në mënyrë të përkryer.
Kalaja e Rozafës është monumenti historik më antik.
Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 hektarë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave, Balshajve, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe të Bushatlinjve.
E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, ajo përfaqësohet nga besa legjenda, që tregon mbajtjen e një premtimi.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/