RTSH 24 Live

Botë

Johnson në fjalimin e dorëheqjes: Askush në politikë nuk është i pazëvendësueshëm, të vazhdojmë të ngrihemi lart

07/07/2022

Johnson në fjalimin e dorëheqjes: Askush në politikë nuk është i pazëvendësueshëm, të vazhdojmë të ngrihemi lart

Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore në një deklaratë për mediat. Një akt i tillë është paralajmëruar mëngjesin e sotëm, pas dorëheqjes së një numri të lartë të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit qeverisës.

Johnson tha se është krenar për atë që ka bërë, megjithatë shtoi se askush nuk është i pazëvendësueshëm në politikë.

“Është e qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorët. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987,” shtoi ai.

Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë, thotë ai.

Johnson përfundon deklaratën e tij duke thënë se deri në gjetjen e zëvendësuesit të tij do të shërbehen interesat e publikut.

“Të jesh kryeministër është një edukim në vetvete kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

"Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë,", shprehet ai.

Johnson u duartrokit pas përfundimit të konferencës.

/rtsh.al/