RTSH 24 Live

Botë

Izraeli akuza Hezbollahut: Mban miliona USD dhe ar në bunkerin poshtë spitalit

5 orë para

Izraeli akuza Hezbollahut: Mban miliona USD dhe ar në bunkerin poshtë spitalit

Izraeli ka akuzuar Hezbollahun se mban qindra miliona dollarë në para dhe ar në një bunker nën një spital në periferinë jugore të Bejrutit. Por ndonëse Izraeli ka deklaruar se nuk do e godasë, spitali Sahel u evakuua pavarësisht.

Izraeli nuk dha prova për pretendimin e tij se paratë mbaheshin nën spital. Po ashtu, Izraeli publikoi një grafik të animuar që tregon unkerin që ndodhet nën spital dhe tha se më parë ishte përdorur për të fshehur ish-sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Izraeli i bëri thirrje qeverisë libaneze që të konfiskonte paratë, që organizata militante shiite, sipas Izraelit, i ka vjedhur popullit libanez.

Menjëherë pas kësaj, Izraeli lëshoi ​​një sërë paralajmërimesh për banorët e Dahiyeh se do të fillonte të godiste ndërtesat në zonë dhe se ata duhet të largoheshin të paktën 500 metra.

Një prej raketave ra pikërisht përpara hyrjes së spitalit universitar Rafik Hariri, spitali më i madh publik në Liban.

Të paktën katër persona, duke përfshirë një fëmijë u vranë dhe 24 u plagosën, ndërsa spitali pësoi "dëmtime të mëdha" nga shpërthimi.

/rtsh.al/