RTSH 24 Live

Kosova

Ish-presidenti serb Boris Tadiç: Marrëveshja e propozuar për Kosovën mundëson anëtarësimin e saj në OKB

21/01/2023

Ish-presidenti serb Boris Tadiç: Marrëveshja e propozuar për Kosovën mundëson anëtarësimin e saj në OKB

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se marrëveshja e propozuar në dialogun me Beogradin krijon mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Sipas tij, është e papranueshme që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të shprehë gatishmërinë për të pranuar marrëveshjen pa u konsultuar me institucionet kompetente.

 “Sipas njohurive të mia rreth marrëveshjes që është propozuar, edhe një herë e theksoj publikisht se një marrëveshje e tillë fare mirë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në vetë tekstin”, ka shkruar Tadiç në Tëitter.

Propozimi gjerman ishte bërë më parë nga kancelarja gjermane e asokohe Angela Merkel kur edhe Tadiç ishte president. Tadiç shtoi se e kupton që negociatat ndërkombëtare të këtij lloji kërkojnë një nivel të caktuar të fshehtësisë, por se është e papranueshme që presidenti i vendit të shprehë gatishmërinë për zbatimin e parimeve të asaj marrëveshjeje pa konsultim të gjerë me institucionet kompetente dhe qytetarët e vendit.

/rtsh.al/