RTSH 24 Live

Botë

Investimi më i madh i huaj në SHBA, gjigandi tajvanez i çipave investon 40 mld dollarë në fabrikën në Arizona

07/12/2022

Investimi më i madh i huaj në SHBA, gjigandi tajvanez i çipave investon 40 mld dollarë në fabrikën në Arizona

Gjigandi i çipave kompjuterikë TSMC do të 3-fishojë investimin e tij për ndërtimin e një fabrikë gjigande amerikane në 40 miliardë dollar. Ky është një nga investimet e huaja më të mëdha në historinë amerikane dhe është investimi më i madh që kompania TSMC ka bërë jashtë Tajvanit.

Njoftimi erdhi pasi Presidenti Joe Biden dhe shefi i firmës TSMC me bazë në Tajvan hapën fabrikën në Arizona.

Administrata e Bidenit po ecën përpara me planet për të sjellë prodhimin në SHBA të komponentëve kryesorë në çdo gjë, nga telefonat tek avionët ushtarakë. TSMC është prodhuesi më i madh në botë i mikro-çipave për kompani të tjera, me klientë përfshirë Apple.

Investimi është një nxitje për Biden pas ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me Kinën, pas tensioneve të rritje të tyre.

 “Sot, ne jemi në gjendje të prodhojmë vetëm rreth 10 % të çipave në botë, pavarësisht se e udhëheqim botën në kërkime dhe dizajne në teknologjitë e reja të çipave. Shtetet e Bashkuara dikur prodhonin më shumë se 30% të çipave kompjuterikë në botë përpara se vendet e punës të zhvendoseshin jashtë shtetit. Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara më mirë se çdo vend tjetër për të udhëhequr ekonominë botërore në vitet në vijim, nëse ne mbajmë fokusin tonë," tha Biden.

Fabrikat e saj në Arizona do të prodhojnë çipa 3 nm dhe 4 nm të përdorur për procesorët e iPhone. Gjysmëpërçuesit nganjëherë referohen si "truri" i elektronikës si telefonat inteligjentë, komponentët e makinave dhe teknologjia e Inteligjencës Artificiale.

/rtsh.al/