RTSH 24 Live

Teknologji

Inteligjenca artificiale, Begolli: Nuk e shoh si konkurrencë, por si ndihmë

16/01/2024

Inteligjenca artificiale, Begolli: Nuk e shoh si konkurrencë, por si ndihmë

Deklarata e FMN-së se inteligjenca artificiale do të godasë 40% të vendeve të punës ka provokuar diskutime të shumta. Megjithatë, për konsulenten e burimeve njerëzore, Lindita Begolli, inteligjenca artificiale është një ndihmës i inteligjencës njerëzore.

Në “Jetë Shqiptare” ajo argumentoi se inteligjenca artificiale nuk do ta konkurrojë, përkundrazi mund të ndihmojë në vendet më mekanike të punës.

Unë mendoj që inteligjenca artificiale është si ndihmës i inteligjencës njerëzore. Nuk e shikoj si një konkurrencë të madhe, por të mirë materiale që na vjen neve në ndihmë. Mund të na ndihmojë në pozicionet e punës që janë mekanike, që kërkojnë përllogaritje. Ne te inteligjenca artificiale nuk kemi atë nivelin analitik, kreativitetin. Këto janë gjëra që mund t'i marrësh të gatshme, por duhen parë në varësi të logjikës, përvojës dhe ndjeshmërisë,” u shpreh Begolli.

/rtsh.al/