RTSH 24 Live

Ekonomi

Inflacion rekord në Britani, norma vjetore e rritjes së çmimeve më e larta në 40 vite

22/06/2022

Inflacion rekord në Britani, norma vjetore e rritjes së çmimeve më e larta në 40 vite

Në Mbretërinë e Bashkuar çmimet vijojnë të rriten me ritmet më të shpejta të 40 viteve të fundit, me rritjen e kostove të ushqimeve, energjisë dhe lëndëve djegëse. Norma vjetore e inflacionit në atë vend arriti nivelin e 9.1 përqind për muajin maj, nga 9 përqind që ishte në muajin prill. Ky është edhe niveli më i lartë i ritmit të rritjes së cmimeve të konsumit që nga marsi I 1982-it.

Banka e anglisë ndërkohë ka paralajmëruar se për këtë vit nflacioni do të  arrijë nivelin 11 përqind.  Sipas zyrës për statistika kombëtare, çmimet e rritura për ushqimet dhe pijet alkolike ndihmuan në rritjen  e inflacionit në muajin maj, ndërsa kostoja e bukës, drithërave dhe mishit u karakterizuan nga rritjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka kufuzuar ndjeshëm furnizimet me grurë dhe misër nga dy eksportuesit më të mëdha të botës. Ukraina është edhe një prodhues madhor i vajit të lulediellit, çka ka çuar në rritjen e kostove e alternativave të tij.

/rtsh/