RTSH 24 Live

Botë

Indi, 136 viktima nga përmbytjet

24/07/2021

Indi, 136 viktima nga përmbytjet


Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136 ditën e dielë nga 130 të shtunën.  "136 persona humbën jetën në incidente të lidhura me rrëshqitjet e dheut", tha mëngjesin e sotëm ministri i Ndihmës së Shtetit dhe Rehabilitimit. Ai tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t'u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme.

Zyrtarët e autoriteteve indiane thonë se më shumë se 1.000 persona po kërkohen në shtetin federal Maharashtra. Ministri u shpreh se intensiteti i reshjeve ka rënë si dhe niveli i lumenjve, por ende është e vështirë të organizohen operacione shpëtimi. Më shumë se 200 persona u shpëtuan në qytetin Ratnagiri. Më shumë se gjysma e qytetit bregdetar Chipluna dhe shtëpitë e rreth 70 mijë banorëve u përmbytën gjithashtu.