Keith Kellogg, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, do të vizitojë Ukrainën javën e ardhshme.
Vizita e Kellogg është planifikuar të realizohet për të enjten, më 20 shkurt.
Sipas burimeve të CNN, theksohet se vizita e Kellog vjen në një kohë kur janë intensifikuar komunikimet mes SHBA-së dhe Rusisë për zgjidhjen e luftës në Ukrainës.
Së fundmi, Andrii Yermak, Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, pati një telefonatë me Kellogg. Ata diskutuan vizitën e ardhshme të të dërguarit të posaçëm në Ukrainë.
Më 5 shkurt, Kellogg konfirmoi se ai planifikon të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila do të zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret që Kellogg dhe ekipi i tij të vizitojnë Ukrainën së shpejti. Nga ana e tij, Kellogg deklaroi se SHBA ka "një plan të mirë dhe solid" për hapat e ardhshëm për t'i dhënë fund luftës ruso-ukrainase.
/rtsh.al/