RTSH 24 Live

Aktualitet

I dënuar me mbi 10 vite burg për 5 vepra të rënda, arrestohet 29-vjeçari, do ekstradohet në Itali

26/04/2024

I dënuar me mbi 10 vite burg për 5 vepra të rënda, arrestohet 29-vjeçari, do ekstradohet në Itali

Një 29-vjeçar i dënuar për 5 vepra të rënda penale është arrestuar falë shkëmbimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Policia e Shtetit bën me dije se 29-vjeçari ishte dënuar në 19 tetor të 2023-shit me mbi 10 vite burg për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

29-vjeçari Alfons Cani është arrestuar provizorisht, pasi do të ekstradohet në Itali.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/