RTSH 24 Live

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Nora Malaj: Institucionet “anemike” për shmangien e dramave të tilla

06/05/2024

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Nora Malaj: Institucionet “anemike” për shmangien e dramave të tilla

Pedagogia Nora Malaj ka kërkuar nga shoqëria dhe institucionet që të kenë një reagim më të fortë të identifikimit të rasteve të ngarkuara emocionale dhe dhunës në familje, në mënyrë që ngjarje të tilla ekstreme si në Shkodër të mos përsëriten më.

Në një intervistë për RTSH 24, Malaj tha se mungesa fillon që tek institucionet duke i cilësuar si “anemike” që janë të paafta për të ngritur mekanizmat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve. Një thirrje Malaj e kishte edhe për shoqërinë ku të mos “qajë hallet” vetëm në kafenetë, por kur shohin raste të rënduara emocionale t’i drejtojnë ata tek psikologu apo institucionet e nevojshme që të marrin trajtimin e duhur për të dalë nga depresioni.

“Po përballemi me atë se çfarë po ndodh me familjen shqiptare, problematikave sociale dhe atyre ndërpersonale. Nuk mund të themi ende është dhunë apo jo pasi nuk e dimë, nuk duhet të ngremë pikëpyetje mbi askënd., Dimë të themi shumë pak gjëra, dimë ngjarjen që ka ndodhur, dimë që paska pasur një ngjarje këto ditët e fundit me zbulimin e tradhtisë, thuhet se ka pasur dhunë nga motra e të humburës. Ne jemi kapur me shpatulla pas murit, ku ngjarja e ka vënë të gjithë shoqërinë, ku viktima nuk ka pasur forcën dhe nuk ka besuar tek askush dhe i ka ikur ndërgjegjes dhe në këtë situatë mund të ketë bërë shumë gjëra që ende nuk i kemi të qarta. Kemi një nënë me dy fëmijë të humbur, dhe një baba me dhimbje.

Kam dëgjuar ministren e Shëndetësisë dhe atë të Brendshëm, ku ministri Balla ka fol shumë fort ku ka bërë thirrje vajzave dhe grave që të bëhen një zë i fuqishëm për të denoncuar dhunën në familje. Një nga kambanat më të mëdha të alarmit është ai që bie për familjen. Një familje problematike ajo lind dhe rrit fëmijë të pashëndetshme që në të ardhmen do të behën kapital për të krijuar dramë sociale. Jemi në një situatë ku kemi shumë vetëvrasje të vajzave dhe grave krahasuar me një vit më parë, si dhe problemet me shëndetin mendor dhe depresionit, kemi institucione anemike dhe ende nuk kanë ndërtuar mekanizmat e tyre të nevojshëm për të ndaluar dhe krijuar ndihmat e tyre të menjëhershme për popullatën. Ne nuk kemi qejf të shkojmë as te psikologu dhe as te punonjësi social pasi kemi frikë se na etiketojnë “të sëmurë” dhe ndërkohë bëhemi pjesë e problemit dhe nuk arrijmë dot ta zgjidhim këtë problem. Polica nuk duhet vetë të sigurojë personin me urdhër mbrojtje edhe pse kemi një ndërgjegjësim më të madh të prokurorisë dhe gjykatës lidhur me dhunën në familje’, tha Malaj.

Malaj shtoi gjithashtu se “duhen mekanizma për institucionet që të veprojnë në mbrojtje të familjeve dhe luftimin e fenomenit të dhunës në familje”.

Në fund ajo pati një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të denoncojnë rastet e dhunës.

“Të nderuar mikesha e të dashura motra jeta është shumë e shenjtë dhe e dimë se çfarë emocioni i fortë është kur sjellim një fëmijë në jetë dhe këtë gjë që sjellim në jetë asnjëherë nuk duhet të mendojmë që në fundin tonë të bëjmë këtë ekstrem të ngjarjes. Kur dëgjoni situata të ngarkuara emocionale për nënat dhe familjet e reja por edhe me atë që nuk kanë mundësi, mos dëgjoni thjeshtë në kafe, por vështrojini me vëmendje dhe nëse shikoni se kanë luhatje emocionale duhet t’i çoni pranë një këshilluesi e psikologu për të bërë vazhdimin e bisedës. Çdo njeri i ngarkuar e kanë domosdoshmëri për të bërë këtë bashkëbisedim dhe të dalë nga emocioni negativ”, tha Malaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 4 maj në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj është vetëhedhur në lumin Buna. Deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin e vogël.

/rtsh.al/