RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë. Vijojnë kërkimet në lumin Buna për nënën dhe 3-vjeçarin

06/05/2024

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë. Vijojnë kërkimet në lumin Buna për nënën dhe 3-vjeçarin

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës së dytë në lumin Buna ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër. Ndërkaq, ditën e djeshme një prej peshkatarëve në lumin Buna gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares.

“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin kur 39-vjeçarja Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj është hedhur në lumin Buna.

Për ngjarjen policia ka arrestuar babin e të miturve, Erdgys Arrazi.

Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, së bashku me 3 fëmijët.

/rtsh.al/