RTSH 24 Live

Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg, merr fund arratia e 64-vjeçarit nga Durrësi

26/04/2024

I dënuar me 15 vite burg, merr fund arratia e 64-vjeçarit nga Durrësi

Arrestohet 64-vjeçari i dënuar me 15 vite burg. Policia e Durrësit vënë në pranga 64-vjeçarin Pëllumb Braçe të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Në vitin 2010, Gjykata e Durrësit dënoi me 15 vite burg Braçen, pasi përvetësoi me anë të mashtrimit një shumë të konsiderueshme parash.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç. 

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda", sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/