RTSH 24 Live

Politikë

Hotel luksoz në vend të selisë?/ PD: Gënjeshtër e Berishës!

12/01/2022

Hotel luksoz në vend të selisë?/ PD: Gënjeshtër e Berishës!

Partia Demokratike e cilëson lajm të rreme dhe gënjeshtër të shpërndarë nga Sali Berisha qarkullimin e projektit me kulla dhe hotel luksoz pikërisht aty ku sot ndodhet selia e kësaj paartie.

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës”, thuhet në deklaratë.

PD thotë se godina është pronë publike dhe se “ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”.

Sipas projektit që po qarkullon në rrjet, aty ku sot ndodhet selia e PD-së parashikohet të ndërtohet projekti “4Freedoms Park”, i konceptuar nga një studio indiane e arkitekturës. Mbetet mister se kush e ka porositur projektin në fjalë.