RTSH 24 Live

Politikë

Hapja e negociatave për Klasterin e Parë me BE-në, Rama: Moment historik!

15/10/2024

Hapja e negociatave për Klasterin e Parë me BE-në, Rama: Moment historik!

Në mbyllje të agjendës në Luksemburg, kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një moment historik hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë me BE.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar foton me grupin e punës që ndjek procesin, teksa shkruan: “moment historik! Do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm”.

Ai thekson se ky moment është kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe Antikorrupsionin.

Më tej ai shton se, përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, "do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin".

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma në administratën publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurim publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar

mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin

/rtsh.al/