Hamasi ka publikuar emrat e 6 pengjeve izraelite që do të lirojë të shtunën, të cilët janë Eliya Cohen, Omer Shem Tov, Tal Shoham, Omer Wenkert, Hisham al-Sayed dhe Avera Mengisto.
Sipas deklaratave të kaluara të Hamasit, lirimi i pengjeve të së shtunës do të jetë i fundit në këtë fazë të marrëveshjes së armëpushimit. Fillimi i negociatave për fazën e dytë të armëpushimit pritet në ditët në vijim.
Mengisto dhe al-Sayed janë civilë që hynë në Gaza një dekadë më parë dhe që atëherë janë mbajtur atje.
Familjet e të gjashtëve u njoftuan tashmë nga zyrtarët izraelitë të martën.
Nga ana tjetër, Izraeli pritet të lirojë më shumë se 600 të burgosur palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi midis palëve.
/rtsh.al/