Fshati Grudë-Fushë në Malësinë e Madhe i pozicionuar rreth 15 kilometër larg Shkodrës, të ngjason si një zonë e sapodalë nga lufta.
Me dhjetëra banesa janë të rrënuara, duke qenë se shumica e banorëve kanë lëvizur masivisht në emigracion e një pjesë në qytet.
Rrok Lumaj është ndër të paktët banorë të mbetur aty.
Dushe dhe Mine Çokaj jetojnë duke lypur. Për arsye të mungesës së formimit arsimor, të moshuarat nuk e dinë moshën e tyre.
Në gusht të vitit 2022 një zjarr i rënë në orët e vona të natës shkaktoi një situatë të pandodhur më parë. 20 shtëpi, 4 prej të cilave të banueshme, do të digjeshin plotësisht. Flakëve nuk i shpëtuan as varrezat e fshatit.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/