RTSH 24 Live

Kosova

Gjykata Komerciale në Kosovë

08/11/2020

Gjykata Komerciale në Kosovë

Në fillim të muajit nëntor pritet që Ministria e Drejtësisë ta përcjell drejtë Qeverisë së Kosovës projektligjin për krijimin e Gjykatës Komerciale. Komuniteti i bizneseve në Kosovë themelimin e kësaj gjykate e vlerëson si shumë të rëndësishme, pasi ajo do të rriste efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore, por edhe për investitorët e huaj.

Krijimi i kësaj gjykate është mirëpritur nga Odat të cilat mbështesin dhe trajtojnë problemet e bizneseve në vend. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi deklaroi për KosovaPress, se ekziston presioni nga ana e bizneseve që kjo gjykatë të hapet.

Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se vonesat në kontestet e natyrës biznesore e kanë shtuar nevojë për një trup të veçantë gjyqësore që do merrej me problemet ekonomike.

Sipas strukturës organizative të gjykatave të Kosovës, të përcaktuar në Ligjin për Gjykatat, Departamenti për Çështje Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinë është i vetmi departament që ka kompetencë të merret me çështjet ekonomike/afariste nga e gjithë Kosova