RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

13 orë para

GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll, Eduard Duro.

Të pafajshëm u shpallën dhe 4 zyrtarët e tjerë të bashkisë, konkretisht: Gazment Mali, Vojsava Bregu, Gazment Haxhia dhe Astrit Seferkolli.

Duro u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 29 tetor të vitit të kaluar. Ai u akuzua për licensim të një biznesi, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

/rtsh.al/