RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Mëkatet e Monikës dhe të Ilirit janë më të mëdha se morali i tyre

19/04/2024

Gjikondi: Mëkatet e Monikës dhe të Ilirit janë më të mëdha se morali i tyre

Juristja Brisida Gjikondi e ka analizuar përplasjen mes metës dhe Kryemadhit si një show të radhës dhe shprehje të frikës që ata të dy kanë nga drejtësia. Sipas saj, mëkatet e Monikës dhe të Ilirit janë më të mëdha se morali i tyre, ndaj ata sërish do të bashkohen sepse mbajnë shumë kusure të përbashkëta.

“Nuk mendoj se kanë probleme me njëri- tjetrin. Të dy janë në krizë frike dhe paniku nga drejtësia. Ata të dy do bashkohen përsëri sepse janë mëkatet ato që i bashkojnë më shumë se sa morali që mund ti ndajë. Është një show i përditshëm. Monika bën sikur reziston, por vallen e hedh Meta. Çështja e mandateve ka ndodhur në 2019 dhe s’ka vlerë fare në këto momente. Meta fytyrën kishte në presidencë, ndërsa vetë ishte në LSI. Meta bën lojën e Veliajt tha Mona, sepse në të njëjtën ditë që u arrestuan drejtorët e Veliajt, ai çoi kallëzim se mungojnë rojet në godinë. Meta do që të faktorizohet sepse kur të ketë probleme me SPAK do që të dalë si hero, sikur po shkallmon diktaturën.”, tha Gjikondi.