RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Ja si e njoh Ilir Metën kur krijoi LSI-në

19/04/2024

Gjikondi: Ja si e njoh Ilir Metën kur krijoi LSI-në

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ duke komentuar debatet mes çiftit Meta-Kryemadhi, u shpreh se ata gjithmonë kanë pasur dualitet me njëri-tjetrin në drejtimin e partisë.

Duke treguar eksperiencën e saj se si e ka njohur çiftin Meta-Kryemadhi, Gjokondi u shpreh se, kjo nuk është thjesht një debat për mënyrën se si është drejtuar partia por qëndronë frika nga drejtësia dhe SPAK që të bëjnë këtë debat publik.

“Është një krizë shumë e madhe dhe frike që kanë përpara drejtësisë.  Me aq sa i kam njohur ata do të bashkohen serish sepse mëkatet që ata kanë janë shumë më të mëdha sesa morali që kanë për t’u ndarë”.

Unë e besoj, tha Gjikondi se kriza që është aktualisht  nuk është krizë artificiale  sepse gjithmonë ka pasur një dualizëm mes të dy bashkëshorteve, se kush do udhëhiqte dhe kush do e bënte ligjin tek kush.

“Por kur jam larguar në 2008 aty quheshin që këta janë të Metës dhe këta janë të Monikës.

Një nga arsyet e largimit tim prej 14 vitesh , e më pas e shumë figurave nuk ishte ajo klimë që u shit nga Meta në fillim” tregoi Gjokondi.

 

/rtsh.al/